“Turp të kesh…”/ Ish-ministrja greke rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiç e ofendon
29/03/2024 22:52
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur nervozizmin e tij kundrejt ish-ministres së Jashtme greke, Dora Bakoyannis, e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është ofenduar nga lideri serb.
“Turp të kesh Dora Bakoyannis, turp të kesh. Për tre ditë ka ndryshuar mendje. E mjerë dhe ferr. Turp! Dhe pastaj iu kujtua se nuk është me rëndësi Asociacioni, as shpronësimin apo asgjë, Manastiri i Deçanit, as faktin që serbëve u mohohet e drejta për të përdorur gjuhën serbe, se ata janë të ekspozuar ndaj forcës brutale disproporcionale”, tha Vuçiç sipas mediave serbe.
Top Channel