Liverpool, Borussia Dortmund dhe Leipzig pritet të zhvillojnë një garë të fortë në verë për shërbimet e Dean Huijsen.
Mbrojtësi në pronësi të Juventusit i huazuar te Roma ka spikatur me paraqitjet këtë sezon dhe ka zgjuar interes tek klubet e rëndësishme europiane.
18-vjecari, i cili zgjodhi të përfaqësojë Spanjën pak javë më parë, dhe jo vendin e origjinës Holandën, shihet si një thesar nga Juventusi. Për shkak të vështirësive financiare, Zonjës së Vjetër i është kërkuar të bëjë shitje në verë dhe Huijsen pritet të jetë njëri prej tyre.
Në dyshim është edhe e ardhmja për Gleison Bremer. Çdo gjë ka një çmim dhe e njëjta gjë vlen edhe për liderin 27-vjeçar të Massimiliano Allegrit dhe 18-vjeçarin e huazuar te Roma. “Bianconerët” nuk vendosin çmime, por janë të vetëdijshëm se përballë propozimeve të caktuara, sakrifica do të jetë pothuajse e pashmangshme. Të paktën 60-70 milionë me bonuse për Bremerin, që tashmë është garanci. Të paktën 30 milionë euro të tjera për Huijsen, i konsideruar nga shumë si qendërmbrojtësi i së ardhmes.
Nuk duket qartë se lamtumira do të jetë e dyfishtë, por nuk përjashtohet as e kundërta. Në mars, në kampin bardhezi mendojnë për të gjithë skenarët e mundshëm. Përfshirë atë të gjetjes së 100 milionë eurove shtesë në portofol për të investuar në rindërtimin e ekipit dhe kryerjen e ristrukturimit në funksion të rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe debutimit në Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe./SuperSport
Top Channel