Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore.

Në një lidhje “skype” për Top Channel, sinoptikani nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, Elvi Jahaj u shpreh se gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme temeperaturat do të jenë 8 gradë mbi mesataren e zakonshme duke prekur vlerat deri në 27 apo 28 gradë celcius.

“Moti sjell me vete masa ajrore të ngrohta nga afrika e veriut që do të bëjë që temperaturat të jenë 28 apo 27 gradë, të larta me mbi 8 gradë krahasuar me mesataren”- u shpreh Jahaj.

Gjithashtu pritet që të ketë një rikthim të grimcave të dendura të pluhurit afrikan që përfshiu disa vendeve të Evropës gjatë ditëve të kaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA