Qarabag matematikisht kampion, Xhixha feston me gol titullin në Azerbaxhan

29/03/2024 20:07

Skuadra e Redon Xhixhës, Qarabag fitoi ndeshjen e javës së 28 në Azerbaxhan ndaj Kapaz me shifrat 1-6, duke siguruar matematikisht titullin kampion, me golin e gjashtë që erdhi pikërisht nga këmbët e futbollistit shqiptar.

Ndjekësja më e afërt është Neftci Baku me 43 pikë, por tashmë në lojë nuk janë më pikët për ta parakaluar.

Një titull i veçantë edhe për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Qarabag në janarin e vitit 2023. Në këtë sezon, Xhixha është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit duke shënuar dy gola si dhe një asist.

Top Channel