Pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA në Tiranë, zbulohet data e mbledhjes së Senatit

29/03/2024 18:19

David Kostelancik, i ripropozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, pritet që të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill.

Kujtojmë se ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.

Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim. Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Top Channel