Mesut Ozil shfaq transformimin e fizikut në stërvitje teksa fansat i ‘luten të rikthehet në fushë’ (fotot)

29/03/2024 18:31

Mesut Ozil ka shfaqur së fundmi transformimin e fizikut të tij pas stërvitjes strikte në palestër.

Ish-fantazisti i Gjermanisë e Arsenalit të Londrës është stërvitur në drejtimin e Alper Aksac dhe nga nje figurë e dobët trupore që njihej si futbollist, tashmë ka shtuar në peshën e muskujve duke marrë një tjetër paraqitje.

Fiziku i tij i imët ka qenë një nga dobësitë edhe në kohën kur luante futboll, sipas disa ekspertëve, por që prej largimit nga futbolli profesionist ai ka punuar rregullisht në palestër.

Stërvitësi i Ozil publikonte kësaj jave disa video të punës së tyre me peshat, ku 35-vjeçari Ozil stërvitet me gira e shtanga për rritjen e muskujve.

Dashamirësit ishin të impresionuar me transformimin e tij dhe i sugjeronin se ndoshta duhet të nisë përsëri të luajë futboll.

Një prej tyre thoshte: “Me këtë formë duhet të rikthehesh në fushë për të luajtur dhe të paktën tre vjet”.

Një tjetër shkruante: “Ozil është duke marrë forcë për t’u rikthyer te Fenerbahce”.

FOTO GALERI
3/5
Dashamirësit ishin të impresionuar me transformimin e tij dhe i sugjeronin se ndoshta duhet të nisë përsëri të luajë futboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA