Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur vendin fqinj, Greqinë mëngjesin e sotëm.

Tërmetet me magnitudë 5.8 dhe 4.5 të shkallës Rihter, me 17 km nga ishujt Strofades, janë ndjerë edhe në Kretë.

Mësohet se tërmetet kanë pasur një distancë kohore rreth 1 minutë nga njëri-tjetri.

Sipas kreut të Organizmit të Parashikimeve dhe Planifikimeve Antisizmike Efthimios Lekkas bëhet fjalë për një tërmet të madh që nuk sjell shqetësim sepse ka ndodhur në një zonë detare që jep tërmete të tilla.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale. Gjithësesi u dha urdhër nga organet lokale të ndërpritet mësimi në shkollat fillore dhe gjimnazet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA