Dështon përpjekja e grupit të Belerit për të marrë peng me forcë Këshillin Bashkiak të Himarës.
Zgjidhet kryetarja në detyrë e Bashkisë së Himarës me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër. Ky rezultat domethënës tregon qartë se shumica legjitime e Këshillit Bashkiak është kundër Belerit dhe grupit të tij.
Pas tërheqjes nga gara të Pervin Gjikuria, Këshilli vendosi që bashkia Himarë të drejtohet nga Blerina Bala.
Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Himarës nisi me përplasje mes forcave të policisë dhe simpatizantëve të Fredi Belerit.
Qytetarët i kërkuan drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefektit të qarkut Vangjel Tavo të mos ishin të pranishëm gjatë mbledhjes.
Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.
Top Channel