Akuzat e Qerimajt për doping, federata e Shtangës publikon dokumentin që zbardh blofin e madh

29/03/2024 20:36

Organizata Antidoping Shqiptare më në fund ka folur për të zbardhur akuzat dhe dyshimet që lidheshin me një rast të dyshuar për pozitiviet doping.

Në të vërtetë ka qenë sportisti Erkand Qerimaj i pari që ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook nduke akuzuar Federatën Shqiptare të Peshëngritjes se kishte fshehur pozitivitetin e një sportisti, duke aluduar për pozitivitetin e sportistit të ekipit të klubit Teuta, Rilind Hysa.

Top Channel u interesua në atë kohë dhe për dyshimet sportistit i janë kërkuar shpjegime. Madje vetë presidenti i FSHP, Elez Gjoza rreth një muaj më pare tha për Top Channel: “Unë në këtë moment që flasim nuk kam asnjë e-mail zyrtar nga NADO-s (Agjencia shqiptare e antidopingut) dhe aktualisht nuk kam asnjë përgjigje për ndonjë sportist pozitiv. Erkandi nuk e di ku e gjen këtë guxim për të akuzuar, por përgjegjësia është personale. Mua në momentin që më vjen një e-mail nga ITA, WADA apo NADO (pranë MInistrisë së Sporteve) do ta publikoj.”

Dhe pikërisht sot më 29 mars Ferderata Shqiptare e Peshëngritjes ka publikuar përgjigjen negative të dopingut të sportistit Rilind Hysa, përgjigjja zyrtare e ardhur nga NADO.

Në këtë mënyrë duke hedhur poshtë akuzat që u dukën të rënda nga sportisti në atë kohë, por që rezultuan nul.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA