Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, lihen në burg 4 të arrestuarit dhe ish-efektivja e burgjeve! “Kyçin” gojën në gjykatë

28/03/2024 12:48

Gjykata ka lënë në burg 5 të rinjtë e arrestuar për trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës ku më pas do t’i shisnin tek persona të tretë.

Gjatë kontrollit të kryer dy ditë më parë (26 mars) në makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Mirjan Hasaj 26 vjeç, u gjetën 4 kallashnikovë dhe 5 pushkë si dhe municion ushtarak që u sekuestruan në cilëisinë e provës materiale.

Ndërsa ish-efektivja e burgjeve Denisa Halilaj qarkullonte me makinë para të rinjve për të parë nëse kishte policë dhe më pas t’i lajmëronte në rast rreziku.

Asnjëri prej tyre nuk foli në gjykatë, teksa u mbrojtën nga avokatët.

Avokati i ish-efektives së burgjeve, Denisa Halilaj duke deklaruar se klientja e tij nuk kishte dijeni mbi armët, pretendoi se arrestimi është i paligjshëm dhe kërkoi masë më të butë sigurie, kërkesë që u rrëzua nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA