Top Story/ Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se…

28/03/2024 21:23

Me urdhër të SPAK, tre ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga, ndërsa për gjashtë të tjerë janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

Mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story”, Lorenc Vangjeli, u shpreh se SPAK po godet themelet e zyrtarëve që kryejnë korrupsion dhe vjedhin.

“Janë të rinj, ambicioz, pa asnjë kontribut publik, që kanë lidhje direkte vetëm me eprorin e tyre, shfaqen vetëm në fushata elektorale dhe punojnë vetëm për eprorin e tyre dhe vjedhin në një mënyrë banale. Kjo që po ndodh nuk është një gjë e re. Janë të shpërndarë në disa vende, dhe sërish ky fenomen vijoj të them se është vetëm fillimi dhe një provë që SPAK në tërësinë e tij po vepron. Jo sipas asaj që ka pritshmëri shqiptari i zakonshëm, ai që del në televizor, por shtrohet resht pas reshti, dhe unë mendoj se kanë arritur te themeli.

Filluan të shfaqeshin në mandatin e dytë të qeverisë. Kjo është ngrehina që po ndërton SPAK. Në PS ka rryma dhe nënrryma. Këtu është një gafat më të mëdha që bëhet nga disa personazhe, që duke menduar Ramën vendos mbi fatet e tyre, mendojnë çfarë mund të ndodhë me ta vetë dhe zyrën e kryeministrit nëse një ditë kryeministri vendos të largohet.

Çfarë ndodh nëse ikën nesër Rama? Mendojnë që ka gjasa që Rama ndoshta dhe i neveritur nga pushteti, thonë se mund të na lejë në trashëgim pushtetin. Nëse PS do dilte në opozitë, ajo që ndodhi me PD, me PS do ndodhte shumë me keq”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA