Shpëtohen 124 emigrantë në Ishujt Kanarie! Fëmijë të vegjël ndodheshin në dy barka dërrase

28/03/2024 22:31

Rojet bregdetare spanjolle kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, të cilët ndodheshin në dy barka dërrase në ujërat detare pranë ishujve Kanarie.

Kryqi i Kuq i Spanjës tha se njëra barkë që po i bartte 66 njerëz u gjet rreth 18 kilometra në jug të Gran Kanarie.

Barka tjetër, me 58 njerëz në bord, përfshirë dy gra, u gjet në afërsi.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, njoftoi se rruga atlantike për në Ishujt Kanarie është rruga më e dendur për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore për në Bashkim Evropian.

Ministria e Brendshme e Spanjës këtë muaj në raportin e saj tregoi se numri i njerëzve që e morën këtë rrugëtim të rrezikshëm nga 1 janari deri më 15 mars, arriti shifrën 12.393, krahasuar me 2.178 në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ky grup ishujsh është rreth 160 kilometra larg Afrikës Perëndimore në pikë më të afërt.

Top Channel