Rrëfimi prekës/ Depresioni i Richarlison: Desh u dorëzova! Ky person më shpëtoi jetën

28/03/2024 16:32

Fjalët janë prekëse dhe aq më shumë lotët që nuk i ndal. Rrëfim jashtë së zakonshmes i Richarlison, 26-vjeçarit të Tottenhamit.

Qendërsulmuesi i Brazilit rrëfen për depresionin që ishte duke e shkatërruar krejtësisht vitin e kaluar, menjëherë pas Botërorit.

Nuk them se doja të vetëvritesha, por kërkoja në mendjen time vetëm imazhe vdekjeje! Psikologia më shpëtoi jetën“, zbulon 26-vjeçari në një intervistë prekëse për ESPN Brasil.

Në të cilën tregon betejën e tij me depresionin dhe ku me lot në sy kujton se të jesh i fortë do të thotë edhe të kërkosh ndihmë.

Nëse jeni në vështirësi, nëse mendoni se keni nevojë për një psikolog, kërkojeni një“, thotë Richarlison, i cili flet më tepër për depresionin.

Periudha ishte menjëherë pas Botërorit Katar 2022, ku sulmuesi me numrin 9 të Selecaos kishte luajtur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e Brazilit.

Duke shënuar dhe 3 gola (dygolësh ndaj Serbisë) dhe duke e mbyllur si kryegolashënues i skuadrës Selaçao. Pasi u kthye në Londër, Rocharlison u fut sërish në realitetin e Tottenhamit. Që drejtohej atë kohë nga Antonio Conte.

Braziliani ishte blerë në verën e vitit 2022 për 70 milionë euro, por nuk po arrinte të integrohej. Edhe pse problemet e tij me depresionin nuk kishin të bënin vetëm me fushën, siç rrëfen vetë futbollisti.“Isha gati të dorëzohesha, shkoja në stërvitje duke menduar vetëm se kur do të kthehesha në shtëpi, të kthehesha në dhomën time, pasi nuk e dija se çfarë po ndodhte në mendjen time“, tregon me lot në sy duke shtuar:

Shkova madje dhe te babai im, i cili ndjek ëndrrën e futbollit bashkë me mua. I thashë që doja ta lija futbollin… Po, ta lija, edhe pse ishte një lloj kulmi i karrierës, menjëherë pas Kupës së Botës.

Ajo që ndodhi pas Katarit, kur u ktheva në shtëpi dhe zbulova gjëra për njerëz që kishin jetuar me mua për 7 vjet…. ”

Richarilson nuk e ka sqaruar problemin personal, ndërkohë që për sa i përket gjendjes së tij në atë kohë shprehet:

Kisha arritur aty ku s’mban më. Nuk them se po mendoja të vrisja veten, por isha në depresion dhe doja të shija vetëm imazhe vdekjeje. Tani mund ta them, terapistja më shpëtoi.

Më para kisha paragjykime, isha i bindur se isha i çmendur dhe ajo që po provonte psikologu s’kishte kuptim.

Në familjen time ka njerëz që mendojnë se je i çmendur nëse shkon te psikologu, por për mua ishte zbulimi më i mirë i jetës.

Për këtë arsye them se nëse keni nevojë për një psikolog, kërkojeni pasi është fantastike të hapesh. Dhe të flasësh me dikë që mund t’ju ndihmojë.

Pak më parë një psikolog më falënderoi që përcolla problemin e shëndetit mendor në futboll, që doja të flisja, pasi është e rëndësishme. Dhe ju pëlqen apo jo, ndihmon për të shpëtuar jetë njerëzish“.

Richarlison, mes lotësh pati kurajon të flasë, në një intervistë që ndoshta vlen po aq sa gjithë golat që ka shënuar e madje dhe më tepër.

Top Channel