Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona për ndërtimin pa leje të 7 vilave në zonën e Mulletit.
Arkitektët A. P. dhe K.B. akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Kurse M. T., F.Z., A.T., M. D., T. V., D. D., A. H. akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.
Ndërsa G. M., akuzohet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Prokurorisë thekson se hetimet vijojnë ende për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal nr. 1285, të vitit 2023 (I bashkuar), për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshem” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe ne përfundim është arritur në konkluzionin, se bëhet fjalë për konsumim të elemeteve të veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marjen si të pandehur, për veprat penale shtetasit si më poshtë:
A. P, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;
K. B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal;
M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;
F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;
A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;
M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;
T. V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal;
D. D.u, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i K.Penal;
A. H., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal; dhe
G. M., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Moskallezim i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Njëkohësisht, referuar parashikimeve të nenit 274 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është kerkuar sekuestrimi i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara. Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.
Top Channel