Morën para për të transportuar tetë emigrantë nga India, dy persona vihen në pranga, një tjetër në kërkim

28/03/2024 11:41

Dy persona janë arrestuar dhe dy të një tjetër është shpallur në kërkim, pasi tentuan të transportonin kundrejt pagesës tetë emigrantë nga India.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata po transportonin emigrantët me tre automjete në momentin e kapjes nga policia. Atyre iu bë me shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, por nuk iu bindën urdhrit dhe vijuan me shpejtësi lëvizjen.

Bashkautorë për transportimin kundrejt pagesave, të 8 emigrantëve nga India, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri. Të tre personat u vunë në ndjekej deri në momentin e kapjes. Njëri prej tyre arriti t’i shpëtonte prangave, duke u arratisur.

Të arrestuarit janë 22-vjeçari K.P dhe 22-vjeçari E.K ndërsa në kërkim u shpall 21-veçari A.R të tre banues në Lushnjë.

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. P. kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA