“Kisha nevojë për pushime”, Tare: Jam gati të rikthehem, ja kriteret për klubin e ardhshëm!

28/03/2024 21:51

Igli Tare, ish-futbollisti i kombëtares rikthehet të flasë për periudhën e kohës kur mbulonte rolin e drejtorit sportiv te Lazio. Tare, në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, theksoi se aventurën në klubin

Tare, në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, theksoi se aventurën në klubin kryeqytetas nuk e mbylli për shkak të një konflikti me presidentin Claudio Lotito ndërsa shtoi se është gati t’i rikthehet profesionit në çdo klub që ka ambicie dhe është konkurrues.

“Nuk u largova nga Lazio për shkak të ndonjë konflikti, e kisha lajmëruar më herët se do të largohesha nga Lazio pasi kisha nevojë për një pauzë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta lija Lazion në nivele të larta, kur unë e mora përsipër detyrën te kryeqytetasit, klubi ishte në një situatë krejtësisht ndryshe.

Lazio do të mbetet përgjithmonë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, jam gati të rikthehem në detyrë, për mua nuk ka shumë rëndësi emri i klubit. Mjafton të jetë një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët, e që gjithashtu synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës pasi kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Tare./SuperSport

Top Channel