I dënuar për shpërdorim detyre/ Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci
28/03/2024 12:25
Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.
Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor ë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.
Top Channel