Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali! E zunë poshtë materialet e ndërtimit teksa po punonte (Emri)
28/03/2024 22:29
Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e punës. 52-vjeçari Nazmi Morina humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.
Incidenti ndodhe teksa ai punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.
Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.
Top Channel