Gjyqi për vulën e PD/ Gjykatës së Apelit i kërkohet të përshpejtojë vendimin se kujt i takon

28/03/2024 15:22

Konflikti juridik për vulën ka lodhur demokratët, të cilët shpresat për zgjidhje i kanë në Gjykatën e Apelit.

Një letër zyrtare që mban firmën e Agron Gjekmarkajt ka mbërritur në Gjykatë ku i kërkohet ta shqyrtojë me prioritet fatin e vulës së Partisë Demokratike. Për nënkryetarin e Parlamentit njëherësh numri dy i PD-së së  Rithemelimit ka ardhur momenti që  kjo çështje te mos  zvarritet më dyerve te drejtësisë.

“Ju bëra thirrje nga pozitat e nënkryetarit të parlamentit që mos ta çojnë në kalendat greke vendimin dhe të marrin parasysh të gjitha vendimet që kanë ndodhur në PD, proceset elektorale, grupin parlamentar dhe produktet që kanë prodhuar këto procese dhe të japin vendimin në mënyrë që opozita të mos ngelet peng i gremçave ligjorë sepse ajo ka nevojë të hyjë në legalitetin e vet që i takon nga Kushtetuta dhe të përballet me kundërshtarin me gjithë fuqinë e legalitetit që ajo mbart”, tha Gjekmarkaj.

Gjyqi i vulës mori vëmendjen e demokratëve  pasi Gjykata e Lartë urdhëroi Apelin që t’i japë përgjigje një herë e mirë dilemës se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, Lulzim Bashës apo Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA