Fiks Fare/ “Nuk ka gabuar doktoresha, po shteti o zemër”, okulistja dhe laboratori i ngatërrojnë numrin e syve, mjekja-qytetares: Do t’u thuash se…

28/03/2024 20:40

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri syze te një optikë që e rekomandoi ajo mjeke. Optika gaboi me recetën dhe i dha syze me numër më të madh.

Qytetarja bën një tjetër vizitë te e njëjta optikë, kësaj herë me një mjeke tjetër, dhe rezulton se as receta e mjekes te Iraniani nuk ishte e saktë …

Denoncuesja shpjegon se i ishte drejtuar poliklinikës dhe kishte bërë një vizite me mjeken okuliste Jonida Dai. Okulistja e kishte vizituar dhe i shënon në recetë numrin, përkatësisht syri i djathti + 2.5 dhe syri i majtë + 2.75. Për syzet mjekja e drejton në një optikë përballë me poliklinikën, pasi bashkëpunonin bashkë. Denoncuesja bëri siç e orientoi okulistja por që me syzet  nuk u ndje mirë. Për këtë ishte konsultuar sërish me mjeken Dai, por kjo e fundit i kishte thënë se do mësohesh. “Nga shqetësimet që kisha mendova se numri i syzeve nuk ishte i duhuri për mua” shprehet denoncuesja. Ajo shkon dhe i kontrollon xhamat e syzeve në disa optika të tjera ku të gjitha dalin në të njëjtin konkluzion“Ato nxorën që syri i djathtë nga + 2.5 dioktri ishte bërë + 2.75. Kurse syri i majtë nga + 2.75 ishte bërë + 3. Dhe në të dy sytë ishin shtuar edhe lente cilindrike 0.25″ shpjegon denoncuesja.  Ajo pohon se në recetë nuk ka qenë e shkruar se kishte lente cilindrike. Sipas saj këtë e ka shtuar punonjësja e laboratorit tek optika që bëri syzet. Përveç kësaj ajo mendon se dhe numrat që i ka parashkruar okulistja në recetë nuk janë të saktë. Pasi ajo me mendjen e saj kishte blerë syze me numrin +2 dhe ishte ndjerë shumë mirë me këtë numër, shihte qartë dhe nuk kishte asnjë shqetësim tjetër.

Denoncuesja takon sërish mjeken Dai dhe kjo e fundit i thotë se receta është në rregull vetëm se optika duhet t’i rregulloj xhamat me numrat që ajo ka shkruar në recetë. ” Thuaju shkova te doktoresha dhe më tha t’ju drejtohem juve. Jam unë që të rekomandova aty kështu që duhet të ta bëjnë. Mos u mërzit është diçka që bëhet” dëgjohet t’i thojë okulistja denoncueses. Zonja pas kësaj i drejtohet edhe një herë optikës ku bëri syzet. Aty punonjësja i thotë të lërë një orar vizite me mjeken që kanë ata vetë si optikë. Dhe kështu ndodh! Mjekja e optikës private viziton denoncuesen dhe nga kjo vizitë ajo i thotë se numrat e syve janë njëri +2 dhe tjetri +2.25. Më pas mjekja kontrollon edhe xhamat që kanë dalë nga laboratori i po kësaj optike dhe justifikohet se do jetë bërë ndonjë gabim. ” Unë mendoj që ty të është bërë një gabim në recetë te laboratori i optikës. Këto s’janë fare syzet për ty”.  Gjithsesi ajo i thotë se xhamat do të ribëhen dhe e fton që të shkojë t’i marri ditës tjetër dhe gjithçka do i kompensohet nga optika. Përsa i përket numrit që doktoresha e Iranianit ka shkruar në recetë, mjekja e optikës private thotë ” Nuk është faji i doktoreshës, por aparaturave të vjetra të shtetit”.

***

Poliklinika e Specialiteteve Nr 1, “ Iraniani”

Qytetarja – Ndoshta nuk më mban mend?

Mjekja – Po me syzet

Qytetarja – Unë nuk mësohem dot. Ne folëm atë ditë bashkë dhe ok unë u mundova t’i mbaja, të mësohesha, por nuk e kam fare të lehtë me + 2,5 me + 2,75.

Mjekja – Po

Qytetarja – Faktikisht unë vajta edhe në  2 – 3 optika disa ditë më vonë dhe pashë se numri I syzeve më nxirrnin se këta të optikës nuk e kanë zbatuar recetën tënde.

Mjekja – Po ça numri ka aty?

Qytetarja – Tani unë erdha të të kërkoj një këshillë si të veproj në këtë rast.

Mjekja – Ma jep pak recetën sa e kam bërë unë?

Qytetarja – + 2,5 me + 2,75

Mjekja – Dhe ty të del + 2,75 me  +3 dhe me cilindër.

Qytetarja – Po

Mjekja – Do t’i thuash, që unë nuk ndihem mirë me syzet, kam shkuar tek doktoresha, doktoresha I ka provuar dhe thotë që receta e saj është në rregull. Mirë këtë do I thuash. Se jam unë që të rekomandova aty, kështu që. Mos u mërzit se diçka do bëhet.

Rikthehemi për vizitën pasdite .

 Mjekja – Sa t’a ka nxjerrë?

Qytetarja –  + 2,5 – + 2,75. Një numër që unë u trondita në fakt.

Mjekja – Ti I more syzet dhe nuk shikoje dot me ato?

Qytetarja – Po

Mjekja – Gjithësesi, ne e bëjmë vizitën bashkë edhe dalim në konkluzion. Tani e dashur, njërin sy e ke + 2 dhe tjetrin e ke + 2,25. Sa të kanë dalë ty?

Qytetarja – + 2,5 me + 2,75.

Mjekja – Janë shumë, kështu që do të rrijmë këtu. Unë në + 2,75 nuk e kaloj dot. Nga + 1 në + 2,75 është bombë në sy. Nëse ju doni unë respektoj recetën dhe kaq. Do masim edhe syzet e tjera që të di edhe unë sa është diferenca. Nuk e vë fare në dyshim punën e doktoreshës dhe normalisht nëse numrat do ishin bërë fiks ekzakt do vuaje, do kishe vështirësi se patjetër të kalosh nga + 1 në + 2,75 është pak e vështirë se janë një çikë shumë më shumë, por do mësoheshe. Fakti që janë bërë edhe më të mëdhenj. Laboratori mund të ndodh të bëj edhe gabime por I rekuperon direkt nesër. Unë mendoj që me këto syze ti do jesh shumë shumë e qetë. Unë të kam lënë + 2 dhe + 2,25. Shiko ka një gabim. Do kenë qenë dy receta te dikujt tjetri, dhe kjo nuk ka lidhje fare me ty. Kjo do jetë bërë ngatërrim recete. Kjo gjëja ( receta) nuk ka lidhje me këtë ( syzet ) fare. Përveç këtyre, I ka future edhe nga një cilindër që nuk e ka. Dhe nëse do të ishte + 3 I pastër, zonja do I vinte një çikë për të vjellë po hajt mo do mundte ti mbante 5 minuta ose 10 minuta. Por fakti që janë ato këndet ato të japin komplet shfazim. Në rregull edhe ne do t’i bëjmë këto gati kur të vish nesër do t’i marrësh. Nuk ka gabuar doktoresha, po shteti o zemër. Tani gabimi që është bërë këtu do të kompensoj unë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA