“Refuzova Realin dhe Barcelonën për Juventusin”, Huijsen: Serie A më bën lojtar më të mirë!

27/03/2024 14:10

Dean Huijsen, mbrojtësi në pronësi të Juventus, por i huazuar te Roma, në një intervistë për Marca zbuloi arsyen se përse zgjodhi transferimin te bardhezinjtë edhe pse kishte ofertë nga gjigandët spanjollë si Real Madrid dhe Barcelona.

18-vjeçari u shpreh se kërkonte një eksperiencë në Itali për të njohur më shumë mbi taktikën dhe duelet fizike, ndërsa shtoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Daniele De Rossin, ashtu siç e kishte edhe me Jose Mourinhon.

“Zgjodha transferimin në Itali pasi mund të mësoja më shumë për rolin tim në fushë. Unë e kisha kualitetin me topin në këmbë, por duhej të përmirësohesha në duelet me sulmuesit, përplasjet dhe mbi të gjitha taktikën. Dhe, Serie A po më mëson gjithçka që të jem një futbollist më i mirë dhe më i kompletuar. Edhe pse kam ende shumë për të mësuar.

Roma? Mourinho më ka trajtuar shumë mirë, po ashtu edhe De Rossin tani. Kujdeset shumë për mua dhe është një person i mrekullueshëm”, u shpreh Huijsen./ Super Sport

Top Channel