“Reali na vodhi”, mesfushori e pëson keq për akuzën e fortë ndaj “galaktikëve”

27/03/2024 13:54

Almeria është shfaqur skuadra më e dobët gjatë këtij sezoni në La Liga. Vetëm një fitore në 29 javë kampionat dhe vendi i fundit për skuadrën andaluziane, që gjithsesi përballë Realit të Madridit zhvilloi një ndeshje të madhe.

Ishte data 21 janar kur Almeria befasoi “Los Blancos”, duke kryesuar 0-2 në “Santiago Bernabeu” për rreth një orë lojë. Por, Reali përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-2, edhe falë vendimeve të dyshimta të arbitrave.

Në fundin e atij takimi, Gonzalo Melero nuk u përmbajt aspak duke u shprehur se ai dhe shokët e tij u grabitën në kryeqytetin spanjoll.
“Më vjen keq ta them, por këtë sezon kemi pasur disa situata kundër. Dhe ndaj Realit u tejkalua çdo kufi. Nuk mund të bënim më shumë se kaq për të fituar ndeshjen. U vodhëm”, shprehej 30-vjeçari i Almerias.

Fjalë të cilat i kanë kushtuar 4 ndeshje pezullim mesfushorit. Një vendim i marrë pas më shumë se dy muajsh, me Meleron që do të humbë duelet me Osasunën, Real Sociedad, Villarealin dhe Getafen. Supersport

Top Channel