Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, Rama: Mbi 4 mijë mësues do të trajnohen këtë vit për metodat e mësimdhënies efektive

27/03/2024 08:31

Ka nisur zbatimi i Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të mësuesve që synon përgatitjen e tyre për metodat efektive të mësimdhënies.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se në kuadër të këtij programi, 4 mijë mësues në të gjithë vendin do të trajnohen Brenda këtij viti me metodat më efektive të mësimdhënies.

“Mirmëngjes dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria deri në fund të vitit 2024. Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

Ditën e djeshme, kryeministri mori pjesë në konferencën kombëtare për arsimin dhe formimin professional që u mbajt në Tiranë ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së bizneseve private në këtë politikë që do të nxjerrë një numër më të lartë profesionistësh në fushat e domosdoshme.

Top Channel