Portugalia u mposht nga Sllovenia, Ronaldo nuk përmbahet me gjestet ndaj arbitrit të katërt (VIDEO)

27/03/2024 14:55

Portugalia pësoi një humbje të befasishme mbrëmjen e djeshme në ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë duke u mposhtur me rezultatin 2:0.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Cristiano Ronaldos i cili nuk u përmbajt teksa ishte drejtuar për në dhomat e zhveshjes.

Teksa largohej nga fusha plot inat duke bërtitur dhe fyer disa tifozë, portugezi e shoqëroi mërzitjen e tij me gjestikulacione ndaj arbitrit të kartërt.

Top Channel