Ndërkohë vetë Juan Jesus ka reaguar duke vendosur si foto profili në Instagram, grushtin e zi të ngritur lart, që është edhe simboli i lëvizjes “Black Power”. /Supersport
Gjykata Sportive në Itali nuk arriti të sigurojë prova për frazat raciste që Juan Jesus pretendoi se dëgjoi nga Francesco Acerbi në ndeshjen Inter-Napoli, duke mos dënuar kështu dot mbrojtësin zikaltër.
Megjithatë ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga klubi napolitan, që ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, ku nuk kursen as ironinë me Gjykatën Sportive në Itali.
‘Gjykata vendosi të mos dënojë Acerbin dhe sipas kësaj logjike, fajtor ishte Juan Jesus, që akuzoi padrejtësisht kolegun. Nuk është e arsyeshme të thuash se ai ka keqkuptuar fjalët e Acerbit dhe fakti që mbrojtësi i Interit kërkoi ndjesë, e bën edhe më të qartë pretendimin e futbollistit tonë”, shkruan ndër të tjera klubi napolitan.
Ndërkohë vetë Juan Jesus ka reaguar duke vendosur si foto profili në Instagram, grushtin e zi të ngritur lart, që është edhe simboli i lëvizjes “Black Power”. /Supersport
Top Channel