Lautaro thyen “mallkimin” te Argjentina, kthehet i rigjeneruar te Inter

27/03/2024 15:32

Tre gola të rëndë, një sukses që konfirmon kryesimin në klasifikimin Botëror, të paktën për tre muajt e ardhshëm, dhe mbi të gjitha britma e gëzimit të Lautaro Martinez që kthehet te goli në kombëtare pas një agjërimi prej një viti e gjysëm.

Është kjo sinteza e mbrëmjes në “Memorial Coliseum” të Los Angeles ku Argjentina mbylli mini turneun amerikan me një sukses me përmbysje ndaj Kosta Rikës në shifrat 3-1.

Një ndër notat më të gëzueshme të mbrëmjes për trajnerin albiceleste, por edhe tifozët zikaltër të Inter është tabuja e thyer nga Martinez që me fanellën e Argjentinës nuk shënonte në aksion që nga 22 shtatori 2022 në miqësoren e fituar 3-0 ndaj Hondurasit.

“Jam i lumtur, është një shpërblim për punën dhe për qetësinë me të cilën e kam kërkuar këtë gol”, deklaroi pas takimit sulmuesi i Inter.

Nga Argjentina kthehet te zikaltërit një sulmues i rigjeneruar, i karikuar dhe edhe shumë i freskët, duke qenë se në sfidën e fundit ndaj Kosta Rikës luajti vetëm në 20 minutat e fundit.

Pas një ndeshjeje të tërë të luajtur kundër El Salvador bomberi nga Bahia Blanca i la hapësirë këtë herë nga minuta e parë Julian Alvarez duke luajtur vetëm një segment loje, gjithsesi i mjaftueshëm për të shënuar golin e 22 me Argjentinën që i mundëson hyrjen në 10-shen më të mirë të shënuesve me fanellën albiceleste.

Goli i shënuar pas asistit perfekt të De Paul, i shënuar vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë i lejon Lautaros të kapë dy kampionë të tjerë bote Leopoldo Luque dhe Daniel Passarella./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA