Për ta kuptuar më thjeshtë se sa do të tatohet një profesionist i lirë po sjellim një shembull.

Për fashën e fitimit deri në 14 milionë lekë me tatim 15%, fotografi “A” pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Tani le të shohim se sa do të paguajë një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar i profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%. Një mjek që ka klinikën e vetë pasi ka zbritur nga e ardhura bruto çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë.

Tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë

Po cila është lista e profesioneve të lira dhe kush preket nga ky ligj nëse Gjykata Kushtetuese jep miratimin? A janë të informuar sa duhet të gjithë personat e prekur dhe si po pritet ky ligj nga kjo kategori?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA