Hartimi i këtij ligji erdhi si nevojë e mbylljes së xhepave dhe hapësirave që kishte më parë për një treg informal.

Por sipas parashikimeve të ekspertëve edhe ky ligj, mund të prodhojë efekt të kundërt dhe të nxisë informalitetin. Kjo pasi tashmë raportet në treg janë vendosur.

‘Sa herë që kemi rritje të taksave gjithmonë kemi rritje të korrupsionit dhe raporti është 60 me 40. Pra nëse në një fushë të caktuar ti paraqit një rritje taksash, vetëm 40 % bëhet 60% humbasin në informalitet. Pse sepse në treg janë vendosur raportet cmim produkt. Ti nuk mund të ndërhysh sot apriori pa i dhënë as një gjë tjetër shtesë atij klientit që blen që ti thuash e ke 15% më shtrenjtë, kur e ke marrë 15% më lirë.

Sipërmarrësi për të ruajtur klientin thotë s’po ja paguaj fare taksën dhe kalon ninformalitet. Sepse tashëm është mësuar klienti prandaj ndryshimet e taksave bëhen shumë rrallë dhe jo kaq shpesh sa i bëjmë ne në Shqipëri çdo vit nga një paketë fiskale’ u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie.

‘Nëse organi tatimor do të konstatonte që një person ishte i punësuar deri dje dhe u shkëput nga marrëdhënia e punësimit dhe vazhdon lëshon fatuar përafërsisht në të njëjtat shifra në mënyrë të rregullt çdo muaj me një kompani atëherë kjo nuk është më marrëdhënie biznesi por është marrëdhënie punësimi e kamufluar dhe organi tatimor ka pasur dhe ka të drejtën që të bëjë rikaterizim por duke mos qenë i aftë gjetën rrugën më të thjeshtë bjeri me sëpatë futi të gjithë dhe vendos këtë rregullim që është i gabuar’ u shpreh, Sotiraq Dhamo, ekspert kontabël.

Ky ligj ka ardhur edhe si nevojë e barazimit të detyrimeve përpara shtetit për të gjithë individët. Deri më sot një i punësuar ka paguar më shumë detyrime në shtet.

‘Një i punësuar paguan më shumë se sa një i vetëpunësuar dhe kjo s’është e drejtë’u shpreh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.

Por një kategori tjetër ekspertësh nuk e konsiderojnë të shëndetshëm për ekonominë dhe vendin barazimin e këtyre dy kategorive në këtë mënyrë. Barazimi mes të punësuarve dhe të vetëpunsuarve që sigurojnë të njëjat të ardhuara është i padrejtë pasi nuk janë në kushte të barabarta. Të vetëpunësuarit nuk kanë të njëjtat përfitime që kanë të punësuarit nga skema dhe kodi i punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA