Elsedi Hysaj drejt largimit nga Lazio në fund të sezonit

27/03/2024 10:37

Futbollisti i kombëtares, Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni.

Me ndryshimin e trajnerit dhe dorëheqjes së Maurizio Sarrit i cili e mori nga Napoli, futbollisti shkodran duket se nuk ka më vend tek kryeqytetasit e Italisë.

Sipas Corriere Dello Sport, trajneri i ri i skuadrës, Igor Tudo pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadër, ndryshime që prekin edhe Hysajn.

Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit të ardhshëm.

30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.

Top Channel