Kalendari i ngjeshur, është shndërruar në një shqetësim real për trajnerët e skuadrave.
I fundit që dallon mungesë energjie në ekip, është Didier Deschamps, tekniku i Francës. Pas dy miqësoreve të muajit mars ndaj Gjermanisë dhe Kilit, numir një i “gjelave” theksoi se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe nuk mundën të jepnin maksimumin në ndeshje.
“Sa i përket anës atletike, skuadra la për të dëshiruar dhe lojtarët nuk mu dukën të karikuar me energji.
Për fat të keq, sezonet këto kohët e fundit janë bërë shumë impenjativë dhe kërkojnë maksimumin e energjisë. Në Europian do të na duhet shumë më tepër energji se në këto ndeshje, pasi në të tilla evente për të fituar duhet më e mira”, u shpreh Deschamps./SuperSport
Top Channel