Gillian Anderson, dikur hetuesja joshëse e serialit legjendar ‘X-Files’, shfaqte sot sërish formën e saj në një fustan të gjelbër pa rripa, teksa merrte pjesë në premierën e filmit të ri Scoop në Mayfair, në qendër të Londrës.
Aktorja 55 vjeçare luan rolin e Emily Maitlis në serialin e ri dramatik, dhe dukej se ishte gruaja më e ndjekur në tapetin e kuq.
Gillian sipas mediave, rrezatonte klas me fustanin e saj të shkurtër dhe trupin e ngritur në taka të argjendta, teksa ishte në podium bashkë me aktorë si Billie Piper, Romola Garai e Keeley Hawes për promovimin e serialit të ri.
Bazuar në librin me të njëjtin titull ‘Scoops’, nga shkrimtari Sam McAlister, filmi fokusohet në tensionet e intervistës së familjes mbretërore, menyren e arritjes se saj dhe skandalet qe pasuan. Ai pritet të dalë në ekrane në pranverë./DailyMail/
Top Channel