Ligat kombëtare në mbarë botën janë bërë bashkë kundër UEFA-s dhe FIFA-s përsa i përket kalendarëve të ndeshjeve ndërkombëtare.
Garat evropiane dhe botërore por zgjerohen duke rezultuar në hapësira gjithnjë e më të vogla për kampionatet vendase. Një kalendar i tillë i ndeshjeve ndërkombëtare, nuk garanton spektakël dhe nuk mbron shëndetin e lojtarëve.
Është një rast global sepse përfshin Kupën e Botës 2026 për ekipet kombëtare dhe Kupën e Botës për Klube 2025 për të cilat, FIFA ka hartuar kalendarin e saj të ngjarjeve, pa marrë parasysh nevojat e kampionateve kombëtare.
Shkaku për bashkimin e ligave të vendeve të ndryshme
FIFA nuk ka respektuar autonominë e kampionateve, ndërkohë që angazhimet në këto të fundit mbeten të njëjta, në nivel ndërkombëtar, angazhimet janë shumëfishuar. Mendimi i kundërt i Serisë A dhe ligave të tjera nuk u mor parasysh.
Kjo është arsyeja pse Shoqata e Ligës Botërore, një organizatë që bashkon ligat e futbollit nga e gjithë bota, po reflekton mbi mundësinë e hapjes së një çështjeje para gjykatës evropiane kundër FIFA-s për abuzim me pozitën dominuese në kontekstin e vendimeve të njëanshme për kalendar ndërkombëtar.
Një studim ka nxjerrë në pah humbjet e mundshme të ligave vendase pas vendimeve të njëanshme të FIFA-s. Vendimi do të varet nga asambleja: Seria A do të ecë me ritmin e Premier dhe La Liga, dy ligat më të forta për momentin.
Top Channel