Policia në Ano Liosia të Greqisë vuri në pranga një shofer autobusi për tentativë përdhunimi ndaj një 53-vjeçareje pasditen e së shtunës së kaluar.
Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur në terminalin lokal të autobusëve ndërsa autobusi ndodhej me dyer të mbyllura. Shoferi i akuzuar iu afrua gruas që ishte pasagjere dhe filloi ta përkëdhelte trupin e saj dhe t’i bënte sugjerime seksuale.
Më pas ai tentoi t’i hiqte rrobat dhe ndaloi kur gruaja filloi të bërtiste dhe t’i kërkonte të dhënat e tij të identitetit. Pas sulmit, burri la gruan 53-vjeçare në një stacion autobusi dhe vazhdoi rrugën. Gruaja iu drejtua autoriteteve dhe pak më vonë policët e TA Phylis e pikasën shoferin teksa ishte duke ecur në rrugën e linjës dhe e prangosën.
Rrobat që kishte veshur gruaja janë konfiskuar, ndërsa të pandehurit i është marrë material biologjik. Të dhënat do i dërgohen GJED-së për analizë.
Top Channel