Futbollisti francez, Kylian Mbappe në një konferencë për shtyp të dhënë nga grumbullimi i skuadrës kombëtare të Francës, ka ‘trazuar’ edhe njëherë zërat për të ardhmen e tij.
Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në verë të gjitha gjasat janë që sulmuesi të nënshkruajë me Real Madrid.
Në prag të ndeshjes miqësore me Kilin, Mbappe tha me shaka se në Spanjë do e shohin pak më shumë në të ardhmen.
“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Champions League. Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”-tha Mbappe.
Top Channel