Në Greqi, pritet që deri rreth orës 15:00 të ditës së sotme (26 mars), socialistët e Pasokut të mbështetur edhe nga partia më e madhe e opozitës Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë, të dorëzojnë në parlamentin grek mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mitsotakis.
Shkaku i këtij zhvillimi është artikulli i fundit i gazetës To Vima sipas të cilit tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës me makinistin e trenit që u përplas natën e 29 shkurtit 2023 me pasojë vdekjen e 57 personave, të jenë prerë në montazh dhe të jenë publikuar jo të plota.
Mediat greke shkruajnë se kryetari i PASOK-Lëvizjes për Ndryshim, Nikos Androulakis, pritet të komunikojë përmes telefonit, brenda orëve në vijim me kreun e Grupit Parlamentar të SYRIZA PS, Sokratis Famellos, për ta informuar zyrtarisht dhe institucionalisht për nismën e tij për të paraqitur mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Top Channel