FOTO/ “Vakti i parë” pas burgut, ja çfarë porositi për të ngrënë Dani Alves pasi u lirua nga qelia

26/03/2024 13:55

Ish-futbollisti brazilian, Dani Alves a kaloi natën e tij të parë duke porositur hamburgerë në rezidencën e tij në Barcelonë me vlerë 4.5 milionë euro.

Dje, Alves doli dje nga burgu pasi u pagua garancia prej 1 milionë eurosh për ta liruar nga burgu ku duhej të vuante dënimin prej 4 vite e 6 muajsh për përdhunimin e një gruaje në një lokal të Barcelonës.

Menjëherë pasi mbërriti në shtëpi, gjëja e parë që bëri ish-futbollisti i Barcelonës ishte porositja e ushqimit të shpejtë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, një motorist mbërriti në shtëpinë e Alves për të lënë porosinë e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se në burg, ai kishte lënë një bibël dhe një tjetër kuti librash për t’i përdorur të burgosurit e tjerë.

Top Channel