Finalet e Play Off-it, sot caktohen tre skuadrat e fundit pjesëmarrëse në “Euro 2024”

26/03/2024 08:17

Sonte luhen tre finalet e “Play Off” të Ligës së Kombeve ku do të përcaktohen 3 skuadrat e fundit që do të luajnë në finalet e Europianit që do të zhvillohet në Gjermani duke nisur nga 14 qershori.

Pasi eleminoi Finlandën në gjysmëfinale pa probleme, Uellsi pret Poloninë në Kardif. Polakët nga ana tjetër shpartalluan Estoninë me rezultatin 5-1 duke mos e vënë në dyshim kalimin më tej.

Skuadra fituese e kësaj ndeshje do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Ukraina e cila eleminoi Bosnjën në Sarajevë duke përmbysur shifrat në 5 minutat e fundit, tani do të përballet me Islandën që eleminoi Izraelin në gjysmëfinale.

Me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në grupin E, ku do të bashkohet fituesja e ndeshjes Ukrainë-Islandë.

Ndërsa Greqia do të përballet me Gjerogjinë në Tiblis pasi shpartalluan Kazakistanin me rezultatin 5-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA