Futbollisti norvegjez i Manchester City-t, Erling Haaland shihet si pasuesi i denjë i Lewandowskit tek Barcelona.
Sulmuesi prej kohësh është në radarët e klubit katalanas dhe një gjë të tillë e ka pranuar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i cili ka bërë me dije se qëllimi i tij kryesor për verën e vitit 2025 është transferimi i sulmuesit norvegjez.
Haaland nga ana e tij, deri më tani nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Spanjë dhe disa media spanjole shkruajnë se pavarësisht se Reali ka në plan transferimin e Mbappesë, kjo nuk do të pengojë edhe transferimin e Haaland.
Por megjithatë, Barcelona do t’i ofrojë Haalandit mundësinë për të krijuar një rivalitet të ri mes 2 sulmuesve më të mirë në botë për momentin.
Deri në verën e 2025-ës pritet që financat e klubit katalanas të jenë përmirësuar ndjeshëm për të krijuar mundësinë e transferimeve të tilla si Haaland.
Top Channel