Analiza e humbjes me Suedinë, Sylvinho: Ndikuan shumë ndryshimet në formacion dhe mungesa eksperiencës

26/03/2024 12:30

Ka qenë një humbje me vlera për trajnerin ajo e mbrëmjes së djeshme në Stockholm përballë Suedisë.

Edhe pse rezultati ishte 1-0 në favor të kundërshtarit Sylvinho në konferencën për shtyp pas takimit u shpreh pozitiv.

“Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk kam çka t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne gjithmonë luajmë me shpirt dhe me zemër. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetën. Ishte si të luanim në shtëpi. Pra ka trishtim vetëm për rezultatin”, tha Sylvinho.

Dy ndeshjet e marsit rezultuan dy humbje, por nëse ndaj Kilit ishte ekipi ai që nuk funksionoi, ndaj Suedisë gjërat shkuan ndryshe, gjithësesi humbja mbetet humbje.

“Këto ishin dy miqësore shumë të vështira, që ne i kemi kërkuar të tilla, pasi mund të kishim luajtur në shtëpi, me dy kundërshtarë të lehtë, me stadiumin plot dhe të kishim fituar. Donim të shihnim ku jemi. Me Suedinë bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe nuk e meritonim të humbisnim edhe pse ata janë shumë të fortë teknikisht dhe me futbollistë shumë cilësorë. Shqipëria është një skuadër e re në moshë dhe nuk është gati për të bërë 5-6 ndryshime në formacion”, u shpreh ai.

Nga sot pjesa e stafit kthehet në Tiranë për të vazhduar punën tashmë nëpër zyra dhe sërish në pjesën e analizës se çfarë prodhuan këto dy ndeshje dhe se cilët do të jenë lojtarët që do të kenë privilegjin për të qenë në Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA