Gjyqtari sportiv, Gerardo Mastrandrea, ka rrëzuar akuzën për racizëm ndaj Francesco Acerbit.
Në ditët e fundit në Itali ka qenë tejet i diskutuar episodi mes Francesco Acerbit dhe Juan Jesus në ndeshjen e Interit me Napolin. Mbrojtësi napoletan akuzoi italianin se ishte treguar racist në fushë duke i përmendur ngjyrën e lëkurës.
Gjykata sportive nisi menjëherë hetimin, teksa Acerbi u përjashtua edhe nga miqësoret e kombëtares axurre. Megjithatë, tashmë gjithçka është sqaruar dhe Acerbi është shpallur i pafajshëm. Gjykatësi Gerardo Mastrandrea, sqaroi se mungojnë provat për të dënuar 36-vjeçarin.
Në këtë formë, Acerbi rikthehet normalisht në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi teksa pritet të zbresë në fushë duke nisur nga ndeshja e radhës në kampionat, ajo ndaj Empolit të hënën e datës një prill.
Top Channel