VIDEO/ Përfundon makthi për Dani Alves, momenti kur braziliani lirohet nga burgu pas 1 viti e 2 muajsh prapa hekurave

25/03/2024 21:08

Ish-futbollisti I Barcelonës, Dani Alves është tashmë zyrtarisht i lirë edhe pse me kusht. Ish-mbrojtësi Brazilian ka qëndruar pas hekurave që prej janarit të vitit 2023.

Pasi kaloi në total 14 muaj e 5 ditë burg, braziliani i dënuar me 4 vite e gjysmë burg për përdhunimin e një 22 vjeçareje në një lokal në dhjetor të vitit 2022, janë publikuar pamjet kur Alves del nga burgu.

Ish-mbrojtësi ka paguar 1 milionë euro për të përfituar nga lirimi me kusht. Braziliani do të qëndrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje që do i bëhet nga gjykata dhe policia spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA