UEFA refuzon të ndryshojë rregullat, United rrezikon të mbetet pa Europë!

25/03/2024 13:22

Pozicioni i Sir Jim Ratcliffe si kreu i operacioneve të futbollit te Manchester United, mund të ketë pasoja të rënda nëse klubi kualifikohet për në kompeticionet europiane vitin e ardhshëm.

Pas muajve të tërë spekulimesh, miliarderi 71-vjeçar siguroi një pjesë të aksioneve të klubit dhjetorin e kaluar. Ratcliffe (dhe grupi i tij Ineos) pagoi më shumë se 1 miliardë paund për 27.7 % të aksioneve të United. Kuotë që do të rritet në 30% me injektimin e 238 milionë paundëve të tjera.

Pavarësisht se nuk është aksionari kryesor, në bazë të një marrëveshjeje të arritur që në shkurt Ratcliffe ka marrë përsipër edhe drejtimin e operacioneve futbollistike. Bashkë me kolegët e tij të Ineos Jean-Cluade Blanc dhe Sir David Brailsford.

Grupi INEOS ka në pronësi gjithashtu edhe Nice, me skuadrën franceze që është aktualisht në vendin e pestë në Ligue 1. Duke qenë në rrugën e duhur për të arritur kompeticionet europiane.

Këtu është pika ku pronësia e Ratcliffe mbi United mund të rezultojë problematike për klubin e Premier League. Rregulloret e UEFA-s saktësojnë se klubet që janë nën të njëjtën “ombrellë pronësie” nuk mund të luajnë në të njëjtin kompeticion të saj.

Një burim i UEFA-s konfirmoi për The Sun se është korrekte të thuhet se Manchester United dhe Nice nuk mund të luajnë në të njëjtin kompeticion. Skuadrat mund të luajnë në kompeticione të ndryshme të UEFA-s, por jo në të njëjtin“.

Siç janë gjërat aktualisht, skuadra e Erik ten Hag është 6 pikë pas Tottenhamit dhe 9 larg Aston Villas së vendit të katërt. Gjithsesi FA CUP mbetet një tjetër rrugë drejt Europës. Pasi edhe nëse Manchester City mbron titullin, një vend shtesë shkon për rivalët e tyre.

Gjithsesi, nëse Nice siguron një vend në Europa League duke përfunduar në vendin e pestë në Ligue 1, francezët do të kishin precedencë ndaj United. Duke e detyruar klubin e Premier League të zbriste në Conference League!

Në të njëjtën kohë, nëse të dyja skuadrat do të kualifikoheshin për në Champions League, bileta në turneun e më të fortëve do të fitohej nga skuadra që përfundon më lart në klasifikimin e kampionatit respektiv.

Nëse të dyja skuadrat përfundojnë në të njëjtën shkallë në kampionatet e tyre atëherë përparësi do të ketë United bazuar në koeficientin më të lartë të kampionatit anglez në klasifikimin e UEFA-s.

Gjithsesi në mënyrë dramatike për tifozët e United, mbetet një skenar ku si United dhe Nice kualifikohen për në Conference League përmes Kupave respektive. Por Nice mund të ketë një pozicion më të lartë në renditjen e kampionatit.

Në një rast të tillë, skuadra franceze do të fitonte vendin duke e lënë Manchester United pa futboll europian./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA