Triumfi me SHBA-të, Pulisiç: Te Milan gjeta sërish besimin, loja ime ka evoluar!

25/03/2024 23:03

Christian Pulisiç, kapiteni i kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe protagonist i Milan-it, pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Meksikës në finalen e CONCACAF Nations League, foli për formën e tij të mirë.

Sipas Pulisiç periudha që po kalon te Milan-i e ka ndihmuar që të gjejë evoluojë dhe të ketë ecuri pozitive.

“Si ndihem pas kësaj fitoreje? Ndihem mirë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Çfarë mund të them? E pabesueshme. Unë e dua jetën në Milano, është e pabesueshme. Kam gjetur sërish besimin te vetja, mendoj se mund ta shihni nga mënyra se si luaj. Është fantastike atje, por edhe të kthehesh këtu,të fitosh një tjetër trofe… Më pëlqen shumë të rikthehem në Kombëtare me këtë ekip”, u shpreh Pulisiç./ Super Sport

Top Channel