Dy miqësore në tokën amerikane dhe dy fitore për Italinë. Kombëtarja e kaltër mposhti 2-0 Ekuadorin pasi kishte triumfuar ndaj Venezuelës më parë.
Trajneri Luciano Spalletti u shfaq i lumtur pas suksesit me Ekuadorin, duke vënë theksin te forca e grupit.
“Ishim skuadër në çdo fazë të ndeshjes. Mund të sulmosh ose mbrosh më shumë, por rëndësi ka të luash gjithmonë në bllok, si një skuadër e bashkuar.
Dhe ne ishim të tillë kundër Ekuadorit. Djemtë treguan që janë seriozë, shumë seriozë. Mos të harrojmë që kishim një kundërshtar të fortë përballë.
Sulmuam më shumë në pjesën e parë. Kishim mundësi të shënonim më tepër, por pati rëndësi fakti që u shfaqëm skuadër e vërtetë. Kjo më gëzon“, theksoi tekniku 65-vjeçar.
Italia është pjesë e grupit B në Euro 2024, bashkë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Top Channel