Problemet e vazhdueshme të sigurisë me avionët, CEO i Boeing: Do të largohem nga kompania

25/03/2024 14:21

CEO i Boeing, Dave Calhoun tha të hënën se ai synon të largohet nga kompania deri në fund të vitit dhe paralajmëroi se do të ketë një ndryshim të madh të lidershipit.

Kryetari i Boeing dhe kreu i njësisë së avionëve komercialë pritet të largohen gjithashtu sipas CNN.

Kryetari i Boeing, Larry Kellner nuk do të kandidojë për rizgjedhje si drejtor bordi. Bordi ka zgjedhur ish-CEO i Qualcomm Steve Mollenkopf pasuesin e tij.

Kompania njoftoi gjithashtu se Stan Deal, CEO i Boeing Commercial Airplanes, po tërhiqet dhe Stephanie Pope, shefi operativ i Boeing  zë vendin e tij.

Boeing përballet prej mbi pesë vitesh probleme me aeroplanët e tij, duke përfshirë dy përplasje fatale të 737 Max në 2018 dhe 2019 që vranë 346 njerëz, dhe së fundmi shpërthimi i derës së Alaska Airlines 737 Max. në janar, duke lënë një vrimë të hapur në anën e avionit.

Problemet kanë shkaktuar më shumë se 31 miliardë dollarë humbje.

Top Channel