Nicola Zalewski nuk po përfiton minutazh te Roma me Daniele De Rossin në pankinë, por anësori i majtë po performon shumë mirë me Poloninë.
22-vjeçari dhuroi dy asiste në suksesin 5-1 ndaj Estonisë, teksa u shfaq protagonist edhe tek autogoli i Mets.
Kombëtarja polake do të përballet të martën në mbrëmje (SuperSport 4/ 20:45) në Cardif përballë Uellsit. “Betejë” për një biletë në Euro 2024.
Dhe nëse arrin të kalojë pengesën uellsiane, Polonia do të bëhej pjesë e grupit D në Gjermani 2024. Bashkë me Holandën, Francën dhe Austrinë.
Zalewski foli nga grumbullimi me Kombëtaren edhe për situatën te Roma, duke dhënë një mesazh të qartë për teknikun De Rossi.
“Ky është një moment shumë i mirë për mua, ndihem shumë mirë. Gjithsesi, unë duhet të vazhdoj të punoj fort për të ndihmuar skuadrën.
Shpresoj që trajneri De Rossi të jetë duke i ndjekur paraqitjet e mia. Roli në të majtë është më i miri për mua, por jam gati të luaj ku të më caktojë trajneri.
Euro 2024? Jemi në formë, duam të mposhtim Uellsin dhe të sigurojmë kualifikimin në Europian”, u shpreh futbollisti polak./SuperSport
Top Channel