Pas depresionit, rikthimi në fushë? Ish-lojtari i Romës merr ofertën për të “rilindur”

25/03/2024 16:47

Pablo Daniel Osvaldo, ish-futbollisti i Romës, por edhe shumë klubeve të tjera në Itali po kalon një moment tejet delikat në jetën private.

Argjentinasi zbuloi disa ditë më parë se vuan nga depresioni dhe se është në një fazë ku i duhet të marrë ndihmë të specializuar.

Dhe, përveç ndihmës mjekësore, Osvaldos në këtë fazë të vështirë të jetës, i vjen në ndihmë edhe futbolli, sporti që ka ushtruar me aq pasion për pjesën më të madhe të jetës. Është klubi i kategorisë së dytë në Argjentinë, Talleres de Remedios de Escalada, që i ofron 38-vjeçarit të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Osvaldo e kishte mbyllur me futbollin në vitin 2020, por kjo ofertë, në një moment kaq delikat mund ta joshë të rikthehet të veshë sërish tutat sportive e t’i dedikohet sportit, si një mënyrë e shëndetshme për t’i shpëtuar problemeve psikologjike./ Supersport

Top Channel