Mundet kombëtarja e Rugby! Humbi me Malin e Zi në ndeshjen ndërkombëtare për renditjen

25/03/2024 12:43

Në Shkodër, Kombëtarja shqiptare në sportin e Rugby, u mund nga Mali i Zi.

Në ndeshjen e radhës ndërkombëtare për renditjen, të organizuar nga federata botërore e këtij sporti, djemtë kuqezi treguan përmirësim në lojë ndonëse u munden me rezultatin 34-10. Pavarësisht se një sport i ri për Shqipërinë, drejtuesit e kombëtares dhe lojtaret, e shohin shumë të mirë të ardhmen e shqiptareve në këtë disiplinë sportive.

Edhe për malazezet, ky sport i panjohur më parë për Ballkanin, tashme po luhet nga të gjithë.

“Zhvillimi i këtij sporti në vendin tonë ishte thuajse në të njëjtën periudhe, ndoshta 2-3 vite me herët se ju në Shqipëri, por po rritemi mirë së bashku dhe kështu duhet të vazhdojë i gjithë Ballkani. Rugby është një sport që lidh njerëzit dhe fitorja e vërtetë do të jetë kur të gjithë fëmijët e Ballkanit do të luajnë së bashku”, u shpreh Boris Mijuskovic, kapiteni i Malit të Zi.

Ndeshjes se dy kombëtareve, i parapriu edhe një miqësore mes fëmijëve të vegjël të ekipeve të Rugby-s mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Top Channel