Lotito elozhe Tudorit: Trajneri i duhur, di të përdorë shkopin dhe karotën

25/03/2024 08:32

Igor Tudor ka mbyllur javën e parë si trajner i Lazios dhe kaq ka mjaftuar që të fitojë zemrën e presidentit Claudio Lotito.

Ky i fundit i besoi kroatit pas largimit të Sarrit dhe në një deklaratë për median italiane u shfaq mjaft i lumtur me zgjedhjen e tij, teksa nuk i kurseu komplimentet për mënyrën sesi Tudor punon.

“Kam marrë një trajner të vendosur, që di të përdorë shkopin dhe karrotën, dy elementë mjaft të rëndësishëm në futboll. Shoh te Tudor një pjesë të karakterit tim, një burrë të vërtetë. Ishte një zgjedhje s shpejtë, por jam i bindur që do të funksionojë”, u shpreh Lotito.

Igor Tudor do të debutojë në stolin e Lazios të shtunën e 30 marsit, pikërisht në përballjen me Juventusin në “Olimpico”, teksa gjasat janë që bardhekaltrit të rikthehen te mbrojtja me tre. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA