“Ismajli te Napoli? Po punojmë prej kohësh”, agjenti: E kërkonin edhe dy klube të Serie A

25/03/2024 18:40

Ardian Ismajli pritet të firmosë me Napolin në verë për të bërë hapin e madh të karrierës.

Është agjenti i mbrojtësit të Empolit, Serxhio Mezi që e pranon tratativën mes palëve, teksa thekson se prej kohësh kanë nisur bisedimet me drejtuesit napoletanë. Ndër të tjera, Mezi shprehet se për mbrojtësin e kombëtares interesohej edhe Genoa me Sassuolon, por lojtari dëshironte Napolin.

“Mund të them se po punojmë prej kohësh për transferimin e Ismajlit te Napoli. Kishte edhe dy klube të tjera të interesuara për Ismajlin, ishin Genoa dhe Sassuolo, por lojtari kërkonte me ngulm të kaltrit për të bërë një hap të madh në karrierë. Kemi nisur të punojmë që nga janari dhe në orët apo ditët në vazhdim, mund të themi nëse do të ketë një tjetër takim me përfaqësuesit e Napolit.

Këtë tratativë e miraton edhe drejtori sportiv i Napolit, Meluso, i cili është personi që e ka sjellë Ismajlin te Spezia. Ai e njeh mirë kapacitetin e Ismajlit. Ismajli është një lojtar shumë punëtor dhe që jep shpirtin në fushë. Është lojtari që i pëlqen të gjithë trajnerëve. Tani nuk mund të flas për shifrën e transferimit, do të bisedojmë në një tjetër moment.

Karakteristikat e Ismajlit? Mund të luaj në një mbrojtje me tre ose me katër, por mund të përshtatet edhe para mbrojtjes në një mesfushë me pesë lojtarë. Jam i sigurt se mund të jetë shumë i dobishëm për Napolin në një dyshe në qendër me Rrahmanin.

Ajo që mund të them është se trajneri i ardhshëm i Napolit do të jetë një trajner që luan me skemën me tre në mbrojtje. Bëhet fjalë për një emër shumë të njohur. Ismajli ka luajtur në skemën me tre dhe përshtatet më së miri.

A do jetë Conte trajneri i ardhshëm i Napolit? Këtë nuk mund ta themi”, u shpreh agjenti i Ismajlit, Mezi./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA